Kosovë-Shqipëri Rama ngushëllon familjen për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani

Rama ngushëllon familjen për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani

Për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka ngushëlluar familjen Nishani.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkroi Rama.

Bujar Nishani u shua në moshën 56-vjeçare në Gjermani, ku ndodhej në gjendje kritike për jetën prej disa javësh dhe mbahej në jetë me aparatura. 

Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Ai la pas vetes bashkëshorten Odeta Nishani dhe dy fëmijët, Ersi dhe Fiona Nishani.