Rama “këshillon” opozitën: Mos bëni të njëjtat gabime, aty ju kam gjetur dhe aty do t’ju lë

Akuzat e Bashës për mashtrim nga Qeveria për numrin e viktimave nga pandemia, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quajti sajesa, ndërsa “këshilloi” opozitën të mos bëjë të njëjtat gabime si në të shkuarën, me akuza të rreme.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazisë dhe sajesave për masakrat elektorale sepse aty ju kam gjetur dhe aty do t’ju lë. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”.

“Urtësia dhe mençuria e një populli ka një barometër dhe u bënë 5 ditë gjykimi rresht ku populli ju thotë: këta nuk janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mend që keni”, u shpreh Rama, raporton A2cnn, transmeton Klankosova.tv.