Rama izoloi Kosovën si Honekeri Gjermaninë Lindore (1961)!

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Për të mos u përshkallëzuar më tej keqkuptimet, polemikat dhe marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndështetërore mes Tiranës dhe Prishtinës, Paralmenti i Shqipërisë nevojitet që urgjentisht të mbledhet dhe ta anulojë Marrëvrdhjen e “Minishengenit ballkanik” të kryeministrit Edi Rama, të arritur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Ndryshe, duke u grinder mes vete Tirana dhe Prishtina, do të fitojë vetëm Vuçiq dhe Serbia, e cila përmes atij “minishengeni” ëndërron që, në një kohë të afërt të rikthejë sovranitetin e saj kolonial në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama i fuqishëm dhe i paprekshëm si “shtukani i myftisë” nuk ia varë as partisë, as qeverisë, as parlamentit, as presidentit, as Kosovës, as Shqipërisë, as BE-së, as NATO-s, as Amerikës (absolutist dhe autoritar par excellence) , por kokë më vete, pa e konsultuar askë ka lidhur paktin për njëfarë “minishengeni ballkanik” vetëm me Serbinë dhe me Maqedonin gjoja për liberalizimin e formave dhe procedurave të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar vetëm për qytetarët e tri shteteve (Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore). Mirëpo, ky nuk është Ballkani, sepse shtetet e tjera të rajonit ballkanikj kanë neglur jashtë këtij “minishengeni ballkanik”.

Nuk ka asnjë dyshim se “anshlusi” Vuçiq-Rama-Zaev, që prodhoi njëfarë minishengeni të imagjinuar ballkanik, politikisht në afat të gjatë parashikon izolimin e Kosovës nga Shqipëria, përkatësisht nga rajoni ballkanik, gjëqë kjo strategji e re serbo-sllave-Rama kundër Kosovës, plotësisht i ngjet paktit të dikurshëm mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Demokratike Lindore të Erich Honcekerit, ngritën Murim e Berlinit (1961), me ç’rast izoluan gjermanët, duke mos i lejuar që të kenë kurrfarë bashkëpunimi dhe kontaktesh me gjermanët e Gjermainisë Federale Gjermane.

Në prapavijë, në afat të gjatë, këtë qëllim e ka edhe pakti politik trepalësh Vuçiq-Rama-Zaev, që përmes minishengenit liberalizues ekonomiko-tregtar (Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore, e nesër, ndoshta, do t’u bashkohet edhe Mali i Zi) krejt në mënyrë paqësore, duke e izoluar Kosovën, ta rikthejnë KUFIRIN E DIKURSHËM SERBO-JUGOSLLAV midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Natyrisht, në fillim, qytetarët e këtyre shteteve, do të jenë të lumtur që vetëm me ”letërnjoftime” dhe me “leje pune”, do të lëvizin lirshëm, dhe do t’i këmbejnë produktet dhe mallrat e tyre. Mirëpo, sa mund të zgjatë një “regjim idilik” i tillë, këtë askush nuk mund ta parashikojë, sepse lëvizja e njerëzëve vetëm me “letërnjoftime”, do të jetë rrezik permanent për sigurinë dhe për rendin, sepse ekziston mundësia, që në këtë formë të infiltrohen edhe mafia të ndryshme të drogës, të tregtimit të qenieve të gjalla dhe agjentura e shërbime të ndryshme serbe, ruse, kineze, malazeze, bullgare, maqedone, greke…etj., me detyra të caktuara që të destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ekziston rreziku që midis Kosovës dhe Shqipërisë, të provokohet ndonjë incident a konflikt serioz, të cilin Beogradi, Shkupi ose Podgorica, do ta shfrytëzonin, që të RIKTHENIN KUFIRIN e dikurshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke kërkuar vendosjen e trupave paqëruatëse ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Ky do të ishte fataliteti shekullor për IZOLIMIN e Kosovës nga SHQIPËRIA, i reprizuar nga Serbia dhe nga Mali i Zi, duke përfituar nga e ashtuquajtura Marrëveshje e Minishengeni ballkanik Vuçiq-Rama-Zaev. Po qe se do të ndodhte diç e tillë e paparashikuar, domethënë e instalimit të trupave të huaja ndërkombëtare midis Kosovës dhe Shqipërisë. Atëherë, ky do të ishte epilogu i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

(A)Së pari, jo në Beograd, në Novi-Sad, në Ohrid, në Tiranë, në Durrës, duke u “zalisur” kinse në njëfarë “minishengeni ballkanik” (Serbi+Shqipëri+Maqedoni Veriore), që shqiptarët i lë vetëm në vorbullën dhe në moçalet e deritashme të kolonializmit sllavo-bizantin në Ballkan, POR, SË PARI, DHE PIKËSËPARI vraponi e shpejtoni për në Uashington, pikërisht në KONGRESIN AMERIKAN, që si shtet, të bëni deponimin e Dosjes së krimeve të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve (1878-2019), pastaj, pas zgjidhje së këtij problemi të gjenocidit kolonial shekullor, të bëhet pajtimi dhe bashkëpunimi me Serbinë nëpër mini apo makro shengene ballkanike dhe evropiane etj.

(B_) Së dyti, pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, e drejtë kjo, që do t’u garantonte bashkimin e tyre me Shqipërinë, si dhe pa njohjen de fakto dhe de jure të Republikës së Kosovës, Edi Rama nuk do të duhej të amshtrohej dhe të “rebelohej” nga Kosova, që të hynte në atë “minishengen ballkanik” antishqiptar të Serbisë, krijesë e strategjisë së vjetër gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Serbisë së Madhe, që edhe në shekullin XXI, t’i mbajë shqiptarët nën sundimin e egër kolonial shekullor. Kjo është përmbajtja politike e mnisihengenit ballkanik të trios “Vuçiq-Rama-Zaev”, jo ndonjë përfitim i shkretë i shqiptarëve. Por, vetëm edhe një mashtrim më shumë, që ka për qëllim përçarjen e shqiptarëve, si dhe izolomin e Kosovës nga Shqipëria, gjoja për t’i penguar në procesin e bashkimit të tyre në një shtet të vetëm kombëtar, siç e shpifin Beogradi, Shkupi, Podgorica dhe Athina, me një emërtim abstrakt “Velika Albanija” !

(C) Së treti, teoritë dhe doktrinat e shkencave politike na mësojnë se, së PARI, duhet zgjidhur problemet dhe konfliktet politike si në kuptimin e ngushtë të brendshëm, ashtu edhe në atë gjerë me fqinjtë, si dhe në planin ndërkombëtar, pastaj problemet ekonomike dhe tregtare, sepse pa zgjidhjen e krizave, të komflikteve, të problem politike, si dhe pa normalizimin e abshkëpunimit dhe të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore, Serbia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-2019nuk mund të zgjidhet asnjë problem ekonomik qoftë brenda vendit, qoftë me vendet fqinje, siç është).

-Sikur kryeministri Edi Rama të kishte pasur parasysh historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore politike dhe diplomatike të derisotme mes Shqipërisë dhe Serbisë (1912-2019), sgurisht se, në vend të lidhjes së paktit me karakter ekonmiko-tregtar dhe migrues të lëvizjes së lirë të njerëzve (vetëm me “liçna karta” dhe me “radna dozvola” kinse për të kërkuar dhe “gjetur” punë në Serbi e në Maqedoninë Veriore, dhe anasjelltazi për serbët në Shqipëri dhe në M. Veriore) kryeministri Rama me Qeverinë, me Parlamentin dhe me Presidentin e tij. Ilir Meta, me qëllim që të pajtohen dhe të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë, SË PARI, do të duhej që të udhëtonin për në Uashington, që Presidentit të nderuar z. Donald Trump dhe Kongresit t’ia PARAQISNIN DOSJEN E KRIMEVE TË GJENOCIDEVE TË SERBISË, të kryera ndaj shqiptarëve, që nga viti 1878, kur Serbia njihet si shtet i pavarur nga Kongresi i Berlinit, e deri më 1999 të shekullit XX.

Kjo do të duhej të bëhej nga kryeministri Edi Rama, nga Qeveria e tij, nga Parlamenti i tij dhe nga Presidenti i tij, ashtu siç veproi lidershipi shtetëror i Armenisë, i cili, këto ditë, KONGRESIT AMERIKAN ia dorëzoi dosjen e krimeve të Gjenocidit të Perandorisë Osmane ndaj armenëve, të kryer “gjatë viteve 1914-1923”.

Vuçiq, edhe si Nikola Pashiq, do copëtimin e shqiptarëve, izolomin e Kosovës nga Shqipëria për të dalë në Durrës dhe në Detin Adriatik sipas “amanetit” të N. Pashiqit !

Na erdhi keq apo jo, presidenti serbomadh Aleksandar Vuçiq dita-ditë po dëshmohet si diplomat perfid, ashtu ishte dikur ish-kryeministri radikal Nikola Pashiq, sepse arriti që ta përfitojë kryeministrin fatekq Edi Rama që ta grindë Prishtinën dhe Tiranën kinse me “mali balkanski sengen”, që Serbisë së Pashiqit, të Milosheviqit dhe të Sheshelit, në mënyrë paqësore, do t’i garantone daljen në Detin Adriatik. –Dëshmi për këtë është edhe ndërtimi i Autostradës Nish – Merdare-Prishtinë-Durrës.

S’ka dilemë se ultranacionalisti radikal dhe socialist i Sheshelit dhe i Slobodan Milosheviqit (1990-1999), Aleksandar Vuçiq, edhe si ish-kryeministër i vojvodës së Vojislav Sheshelit-presidentit Tomislav Nikoliq, edhe tani si president i Serbisë u dëshmua si politikan dhe si diplomat tejet perfid, të cilin propangada politike aktuale kroate e ka krahasuar me “gjyshin” e tij, antishqiptarin serbomadh Nikola Pashiq ish-kryeministër i Serbisë , gjatë këtyre mandateve: “ 1891-1892; 1904-1905; 1906-1908; 1909-1911; 1912-1918, dhe si ish-kryeministër i Mbretërisë Drtbo-Kroato-sllovene 1918, 1921-1924; 1942-1926”. (Sipas https://www.britannica.com/biography/Nikola-Pasic).

-Gjeopolitikisht dhe në kuptimin e strategjisë së interesave hegjemoniste dhe militariste territoriale, që Serbia edhe në shekullin 21 të mos heqë dorë nga Kosova, nga Presheva, nga Bujanoci dhe nga Medvegja si plaçkë koloniale e saj (1912-2019), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me lidershipin e tij kanë hartuar Projektin e ashtuquajtuar “Mali balkanski sengen” përmes të cilit kanë mashtruar kryeministrin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me qëllim që ta izolojnë gjysmën e shqiptarëve të kolonizuar (Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë). Kjo është esenca dhe emëruesi i përbashkët i Paktit trepalësh serbo-maqedon-shqiptar-MINISHENGENI BALLKANIK.

Vuçiq po realizon ëndrrën historike shekullore të Nikola Pashiqit,duke shkelur gjysmën e Shqipërisë Etnike ( duke falënderuar kryeministrit Edi Rama,2013-2019) arriti që të shekelë në Tiranë dhe në Durrës të Detit Adriatik, në Takimin e tretë të Minishengenit së bashku me aleatët e tij, Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq, pjesëmarrja e të cilit dëshmoi se, edhe Mali i Zi (duke ndjekur interesat e tij), së shpejti, do t’i bashkohet “MINISHENGENIT BALLKANIK” (Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore), sepse përligj historinë shekullore të kolonializmit serbo-malazez mbi territoret e më se 3 milionë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Të reagojë populli dhe Parlamenti i Shqipërisë

Sepse është e amorale, e turpshme, antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore, që kryeminstri i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë pakt të ashtuquajtur “Minishengeni ballkanik” kinse për liberalizimin e procedurave për kalimin e kufijve mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, e që në të vërtetë ka për qëllim që në mënyrë paqësore, të RITKHEJË KUFIRIN 100-VJEÇAR (1912-2019) SERBO-MALAZEZ midis KOSOVËS DHE SHQIPËRISË.

Për këtë tradhti dhe padrejtësi të madhe ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë, Parlamenti i Shqipërisë, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, “Neni 8: 1. Republika e Shipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.” ( “Pegi”, 2002:7), në mënyrë urgjente dhe me procedurë të shkurtër, duhet ta anulojë Marrëveshjen Mishengeni Ballkanik-Vuçiq-Rama-Zaev, e cila de fakto dhe de jure rrezikon dhe mohon të drejtat dhe interesat vitale kombëtare, territoriale dhe shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Si theksuam më sipër, deria sa Serbia në Kushtetutën e saj të vitit 2006 (preambula) Kosovën e konsideron pjes integrale të territorit të saj; derisa Serbia sipas Rezoilutës 1244 të KS të OKB-së, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë; derisa Serbia të lobojë nëpër shtete të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, që ta çnjohin e pavarësin e saj; derisa Serbia të agjitojë në organiztat ndërkombëtare, që Kosova të mos jetë anëtare e tyre siç janë UNESCO, INTERPOLI etj.; derisa Serbia të mos kërkojë falje publike për kryerjen e gjenocideve ndaj shqiptarëve (1878-1999); derisa Serbia të mos i paguajë të gjitha reparacionit e luftës së fundit gjenocidale në Kosovë (1989-1999), as Edi Rama dhe, asnjë lider tjetër udhëheqës i Shqipërisë (qoftë kryeministër, qoftë kryekuvendar, qoftë president etj.) nuk kanë të drejtë morale, as ligjore e as kushtetuese, që të lidhin dhe të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, as një pakt dhe, asnjë traktat me Serbinë, që do të cenonin dhe mohonin të drejtat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, si dhe të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë.

Prandaj, arsyeja e thotë, që derisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe nga Kombet e Bashkuara, Parlamenti i Shqipërisë të mos aprovojë asnjë marrëveshje a traktat mes Shqipërisë dhe Serbisë, që ka për qëllimin izolimin e Kosovës, në çfarëdo forme apo afati qoftë, sepse ajo do të ishte pabesi dhe tradhti mbi tradhti prej së cilës, do të përfitonte vetëm Serbia pushtuese militariste dhe gjenocidale, jo Kosova e as Shqipëria.