Leximi i librti përcjell mesazhe edukative

Xheladin Murati
Libri ka një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut, leximi i tij përcjellë mesazhe edukimi pavarësisht e cilës natyrë është libri. Kjo vlen veçanërisht për librat që zhvillojnë dhe ruajnë atdhedashurinë, kulturën, traditat, historinë, ngren edukimin etj. Leximi në fakt, e aktivizon trurin dhe është si një lloj stërvitje e tij për dallim nga shikimi i televizionit apo dëgjimi I radios. Eshtë shumë mirë lexuesi të zgjedh librat dhe të ruaj e të afirmoj vlerat e tij. Libri i lexuar ofron qasje që sjellë në ndryshime, në dije, ide dhe në jetë. Pra fillimisht libri duhet pëlqyer .
1.Premisat
1.Libri është burim i dijes, por librin duhet zgjedhur duke dalluar të mirin nga i keqi.
2.Leximi të zgjeron horizontin e dijes, pikëpamjet dhe qartëson mendimet.
3.Libri i mirë është shoku më i kujdesshëm i njeriut.
4.I pa lexuari dhe i lexuari kanë dallime qenësore.
5.Leximi është si formë investimi në ngritjen e vetes.
Në fakt, njeriu i palexuar dallohet atëherë kur flet, ndërsa i lexuari hesht dhe vlerëson, ky është dallimi.
2.Qasjet dhe aspektet
Libri i mirë ndikon në jetën dhe perceptimin e saj tek lexuesi. Kur libri ia rrëmben zemrat lexuesit atëherë ai ka vlera dhe përcjell mesazhe. Duhen shumë komponentë dhe ndërthurrje elementesh (logjike, njohëse, vlerësuese, komunikuese) që të sjellësh një liber me ide dhe cilësor. Të sjellësh një libër të ri dhe me nivel nuk është aq thjeshtë.
Libri ka vlerë kur lexuesin e udhëzon, e këshillon, nxit emocione, kur në zemrën e lexuesit bën vend, kur ai udhëzon në rrugët atdhetare e kombëtare, në rrugën e të bukurës. Praandaj librin duhet zgjedhur me kujdes, libri i keq nuk është i preferueshëm. “Jeta është shumë e shkurtër për të zhpenzuar kohën duke lexuar një liber të keq” (James Joyes). Libri kur është i mirë pavarësisht zhurmës dhe heshtjes mbetet në kujtesë. Kur them i bukur mendoj në vlerat estetike që reflekton ai. Kjo është arsyeja që librin duhet zgjedhur.
Leximi i një libri krijon mbresa dhe kujtime. Sepse aty ka edhe dhembje, vuajtje, mall të fshehur, dashuri, gëzim, guxim etj. nga të cilat dalin porosi dhe mesazhe. Lexuesi qartë përballet me atë çka fshihet brenda kopertinave të librit. Mendoj se lexuesi ka nevojë të jetojë ndonjëherë me disa kujtime të paharruara nga libri i lexuar sepse libri të motivon për një jetë më të mire, më dryshe, tjetërfare.
Libri është i mirë e me vlera atëherë kur përcjell frymëzim në momente të caktuara, të hidhura ose të ëmbla. Eshtë për të ardhur keq që librat sot harrohen, nuk lexohen dhe krijuesit janë në dilemë për fatin e librit dhe krijimin e tij.
Libri më i mirë është ai që te lexuesi krijon optimizëm, kur lexuesi në libër gjenë profesionalizmin, korrektësinë, dëshirën e mirë për të jetuar, dhe mbi të gjitha dashamirësinë. Njëherësh libri mbetet në kujtesë jo vetëm me përmbajtjen e tij, por me atë se çfarë i ofron lexuesit për shembëll, ofron një stil të ri jetese, modele të sjelljes, alternativë jete, informacione domethënëse zhvillimore, vlera të larta artistike dhe etike, moral të lartë njerëzor, udhëzime për jetë, koncept të ri të punës, ofron njohuri si ta menaxhoj punën e jetën, modele të të mësuarit, norma të sjelljes, modele të edukimit, kontribuon në formimin e personalitetit, forcon karakterin, afirmon marrëdhënie të mira, edukatë të mirëfilltë, ndjenjën humane etj.
Pra, libri duhet të bën promovimin e vlerave, të promovoj vlerat natyrore, vetëdijen kulturore dhe ndërgjegjen kombëtare. Duke i pasur këto parasysh nuk diskutohet që librin e promovojnë më shumë lexuesit.
Kur leximi i librit është i suksesshëm? Eshtë i suksesshëm atëherë kur lexuesi gjen veten duke nënvijëzuar fjalë e mendime të preferuara, duke klasifikuar koncepte dhe ide. Njëherësh leximi i librit është i suksesshëm nëse i mëson fëmijët të jenë të ndershëm, jo dinakë, të jenë të drejtë, përgjegjës, optimist, të edukon.
Libri i mirë është poashtu ai që gjatë leximit krijon skena e tablo të emocioneve të forta, të fuqishme. Duke lexuar librin dhe aty gjesh kompleksitetin personal, delikatësinë e njeriut, shpresën për të ardhme dhe mbi të gjitha libri përcjell mesazhe kur të vë më pak në siklet. Libri i lexuar krijon edhe sfida të tjera: e ulë nivelin e stresit, e zgjeron fjalorin, afron perspektivë që ndryshon jetën, forcon aftësitë e të kuptiarit, nxit ndjenjat pozitive etj.
Mendoj se një libër kurrë nuk mund ti kënaq të gjithë lexuesit sepse shijet e tyre janë të ndryshme, madje lexuesi në shumë raste bëhet paragjykues në forma edhe jo të mira. Kjo edhe për arsye se lexuesi, njerëzit në këto kohë që jetojmë duan më shumë ngjyra, shije dhe vlera.
Njeriu që lexon është i fortë, ai është në gjendje të jap përgjigje dhe të kap komunikim mes shqisave dhe mendjes. Megjithatë leximin sot e pengon edhe interneti, i cili ndikon keq në formimin e fëmijës, njeriut. Interneti mundëson që fëmijët të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti.
Shkolla dhe veçanërisht mësuesi duhet të krijojnë klimë dhe ta aftësojnë nxënësin të lexoj libër të mirë duke krijuar përvojë pozitive për të lexuar sepse leximi e ngre shkallën e ndërgjegjes, sistemin e punës, psikologjinë e individit dhe promovon e afirmon vlerat e mirëfillta. Edhe pse mund të mos e kuptojnë çfarë lexon, kjo i ndihmon fëmijës që t’i përlqejë leximi, krijon shprehi për të lexuar.
Aftësimi i nxënësve për të lexuar libër ka qenë dhe mbetet çështje e rëndësishme në procesin e të mësuarit. Prandaj mësuesi duhet ti afëtson nxënësit të zgjedhin libra të mira, jo ato të cilat sjellin emocione negative si ankthi, stresi, frika, të cilat më tutje kanë pasoja të padëshirueshme pedagogjike, psikologjike e sociale.
3.Përfundim
Nga sa parashtruam më lartë mund të përfundojmë se: (1) Libri ka mundësi të ushtroj ndikim qenësor në formimin e personaliteteit dhe kjo mundësi e ushtrimit të ndikimit vazhdon të jetë shumë e kufizuar. (2) Rëndësia e leximit qëndron në faktin se lexuesi gjatë leximit të librit fiton forcën e shpirtërore dhe morale për ndryshime. (3) Një liber i lexuar sot është investim për nesër.