MPB-ja, detaje për rrjetin e trafikantëve të drogës

Pas konfiskimit të 700 kilogramëve kokainë, policia zbardh skenarin e rrjetit kriminel ndërkombëtar, organizatorë e të cilit kanë qenë aktorja e arrestuar Silvija Stojanovska dhe bashkëshorti i saj V.B. Përveç dy të arrestuarve në vendin tonë, njëkohësisht janë arrestuar edhe tre persona në Spanjë gjatë operacioni të përbashkët të policive të dy vendeve. Ndërsa në kërkim janë një person në Turqi dhe një në Greqi. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se deri tek shpërbërja e grupit është arritur përmes bashkëpunimit mes policisë së Maqedonisë, Spanjës, Kolumbisë dhe agjencisë amerikane DEA. Spasovski shtoi se rrjeti kriminel, kokainën e cila në tregun e zi me shumicë arrin çmimin rreth 20 milion euro, nga Kolumbia e ka transportuar në Spanjë, ndërsa më pas është dashur ta shpërndaj në tregun e Evropës Perëndimore. Lideri i grupit ka qenë personi nga Maqedonia V.B. i cili për shkak të ndalesës për udhëtim në BE, e ka angazhuar edhe vëllain e tij V.B. rezident në Belgjikë, me të cilin kanë pasur takime të shpeshta në Shkup dhe në periudhën korrik-dhjetor 2018, janë marrë vesh për hapat e distribuimit të kokainës.

Pasi janë marrë vesh për të gjitha detajet e marrjes së Kokainës në Madrid të Spanjës, në fillim të dhjetorit e paraqitura S.S. me urdhër të bashkëshortit të saj V.B. ka bërë rezervim të apartamentit në Madrid, në emër të vëllait të tij V.B. dhe të njëjtën e ka paguar me kredi kartelën e saj. Po ashtu S.S. gjatë muajit tetor të vitit 2019 ka udhëtuar për në Madrid përmes Sofjes, që në emër të burrit të saj V.B. dhe të një qytetari spanjoll të marrë 10 mijë euro, me siguri të lidhura me aktivitete kriminele të këtij rrjeti kriminel- deklaroi Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.

Prokurorja Maja Koneska tha se në bastisjen në dy lokacione në Shkup, në njërin prej të cilëve ka jetuar çifti i arrestuar në Shkup, janë gjetur dëshmi të fuqishme. Ajo shtoi se do të realizojnë takim koordinues me kolegët prokuror nga vendet prej ku janë të dyshuarit e tjerë, e pastaj do të vendosin për rrugën e hetimit.

Hetimi duhet ti zbulojë të gjithë fajtorët në këtë vepër penale, duhet të mbledh shumë dëshmi në mënyrë ligjore, më pas dëshmitë do të këmbehen në bazë të Ligjit për bashkëpunim për materie penale, i cili ligj bazohet në Konventën Evropiane për bashkëpunim ndërkombëtar. E gjithë kjo duhet të japë një fotografi të pastër se çfarë ka ndodhur. Cili nga autorët çfarë veprime ka pasur dhe çfarë roli ka në vetë strukturën e grupit të organizuar- tha Maja Koneska, Prokurore.

Siç njoftuan nga MPB dhe Prokuroria, grupi kriminel ka zhvilluar takime në Shkup, Madrid, Beograd, Dubai por edhe në Meksiko dhe Kolumbi. Ndërsa kanë komunikuar edhe përmes internetit me siguri të lartë.