Rama e pret Kurtin me ceremoni shtetërore (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti është pritur nga homologu i tij shqiptar Edi Rama me ceremoni shtetërore në Tiranë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e shefit të qeverisë kosovare jashtë shtetit prej që e mori detyrën javën e kaluar, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Tiranë do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.