Rama do të takohet edhe me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Rama do të takohet me liderët institucional dhe partiakë të vendit.

I pari i qeverisë shqiptare do të takohet edhe me ish-kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se takimi do të zhvillohet në orën 17:00, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.