Rama: Ballkani me 6 shtete dhe tre kryeministra shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ai ka thënë se tani i takon shqiptarëve që të japin provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve në rajonin tonë

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje, se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍 Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve dhe mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë🙏❤️”, ka theksuar kryeministri Rama.