Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Klinë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur fshatin Volljakë të Klinës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:43 minuta.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës”.

“Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po merret me detajet e rastit.