Rajoni Ningxia do të thellojë lidhjet ekonomiko-tregtare me vendet arabe

Rajoni Autonom i Ningxia-Hui i Kinës Veriperëndimore do të thellojë reformën dhe hapjen ndaj botë së jashtme, duke thelluar lidhjet ekonomiko-tregtare me vendet arabe.
Sipas planifikimit, rajoni me kushte dhe burime unike gjeografike do të marrë pjesë aktive në nismën “Një brez, një rrugë” dhe të luajë një rol kyçe në Korridorin e Ri Tokë-Det të Tregtisë Ndërkombëtare si një nyjë e transportit midis krahinave lindore dhe perëndimore të vendit.
Nga viti 2013, Ningxia ka organizuar me suksese gjashtë edicione të Ekspozitës Kinë- Vendet Arabe, duke nxitur investimet reciproke në fusha si bujqësi, blegtori, minerale, tekstil, tregti elektronike, infrastrukturë etj.

Ningxia do të zhvillojë industri moderne kimike të qymyrit dhe materialeve të reja, industri të energjisë së pastër duke përfshirë energjinë e erës, fotovoltaike dhe hidrogjenit, si dhe industritë e saj speciale të verës dhe manave goji.

Masat do të merren gjithashtu për ruajtjen ekologjike të pellgut të lumit të verdhë. E vendosur në pellgun e lumit të verdhë, Ningxia është e rrethuar nga shkretëtira nga tre anët dhe përballet me detyrën e frikshme të ruajtjes dhe restaurimit të ekosistemeve.