Ragnick mohon se do të marrë drejtimin e Austrisë: Do të vazhdoj tek United në rolin e këshilluesit

Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Austrisë.

Të paktën kështu shprehet vetë ai, duke thënë se është i lumtur në “Old Trafford” dhe se do të vazhdojë së qëndruari aty, por me një post tjetër.

“Austria? Jam më i lumtur t’i ndihmoj Manchester Unitedit. Unë mund ta konfirmoj se do të qëndroj këtu në rolin e këshilltarit”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.

Rangnick ka mandat të përkohshëm te “Djajtë e Kuqë” dhe me të përfunduar sezoni, do ia lirojë karrigen e trajnerit pasardhësit të tij Erik Ten Hag.

Nën drejtimin e tij, United nuk arriti t’i realizojë objektivat e përcaktuara.