Rafael Nadal thyen rekord pas fitores në Australian Open

Rafael Nadal ka thyer rekordin si tenisti me më së shumti çmime Grand Slam në histori, gjithsej 21.

Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, ka fituar në turneun Australian Open të dielën, pas përballjes me tenistin rus, Daniil Medvedev.

Gara ka zgjatur për pesë orë dhe 24 minuta.

Kjo ka qenë finalja e dytë më e gjatë në Austalian Open, pas asaj kur tenisti serb Novak Gjokoviq ka mposhtur Nadalin pas pesë orësh e 53 minutash më 2012.

Nadal tani ka një çmim Grand Slam më shumë sesa rivalët e tij, zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq.

Së bashku ata njihen si Treshja e Madhe.