Radev: Nuk do të tolerojmë dhunën ndaj bullgarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve tanë

Presidenti bullgar Rumen Radev, në takim me Kristijan Pendikov nga Ohri, i cili sot u lirua nga trajtimi në Qendrën mjekësore në Sofje, tha se shteti bullgar nuk do të tolerojë dhunën ndaj bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj se dhe do të përdorë të gjitha instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Bullgaria informon partnerët e saj ndërkombëtarë për një tjetër fushatë antibullgare në RMV, e cila është përshkallëzuar ditët e fundit, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.

“Institucionet në RMV duhet të dëshmojnë me vepra se nuk janë bashkëfajtorë në urrejtjen dhjetëvjeçare ndaj Bullgarisë, rezultat i së cilës është djegia dhe shkatërrimi i klubeve kulturore dhe dhuna ndaj bullgarëve maqedonas dhe qytetarëve bullgarë, dhe përgjegjësit duhet të të ekspozohen dhe të ndëshkohen efektivisht”, thekson Radev.

Sipas tij, qëndrimi i RMV-së ndaj krimeve të urrejtjes ndaj bullgarëve të Maqedonisë është i një rëndësie kyçe jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për perspektivën evropiane të vendit.

Radev tha se Bullgaria do t’i ndjekë veprimet e institucioneve në RMV për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të saj, të cilët edhe përkundër represionit sistematik, vazhdojnë ta mbrojnë identitetin e tyre kombëtar bullgar.