Qyteti i Shkupit zgjodhi kryetarin e Këshillit, votuan ASh-AAA, BDI nuk votoi

Ish-ministri i Financave dhe bartës i listës për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, është zgjedhur sot kryetar i ri i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Për Sllavevskin votuan 26 këshilltarë nga VMRO-DPMNE, ASH/AAA, E Majta, PLD dhe DOM.

Këshilltarja e DOM-it, Teodora Krstevska, tha se në Këshill mbesin në opozitë dhe e kanë përkrahur zgjedhjen e Sllaveskit për të pasur një Këshill konstruktiv.

LSDM, BDI dhe dy këshilltarët e Qytetit të Gjelbër Njerëzor nuk votuan për zgjedhjen e Sllaveskit. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, LSDM 12. BDI ka pesë këshilltarë, E Majta katër, dhe Aleanca për Shqiptarët/Alternativa, koalicioni PLD-DOM dhe kandidatët e pavarur nga Qyteti i Gjelbër Njerëzor kanë nga dy vende këshilltarësh.