Qyteti i Shkupit prezanton projektin për transportin e ri publik-BRT

Qyteti i Shkupit do ta prezantojë sot sistemin e autobusëve të shpejtë të transportit publik BRT në Shkup. Projekti do të realizohet përmes kredisë prej 70 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sistemi i ri i transportit urban parashikon futjen e korridoreve të autobusëve me përparësi që do të projektohen për autobusë me efikasitet energjetik ose hibrid, të cilat do të sigurojnë transport publik të shpejtë, të përshtatshëm dhe ekonomik.