Qyteti i Shkupit ndau mirënjohje për sportistët më të suksesshëm për vitin 2019

Qyteti i Shkupit sot (24 dhjetor 2019) ndau mirënjohjet për sportistët më të suksesshëm, sportisët, trajner dhe ekip sportiv për vitin 2019.
Në ndarjen e çmimeve prestigjioze mori pjesë nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.
“Nga zemra iu urojë për rezultatet e arritura dhe për afirmimin e qytetit të Shkupit. Do ta keni mbështetjen tonë financiare dhe morale”, tha mes tjerash Maliqi.

Kampioni europian për kadet, Besir Alili nga KM “Liria” është zgjedhur në mesin e 5 sportistëve më të mirë në kategorinë e të rinjve për meshkuj dhe femra.
Ndërsa, trajneri i tij Sufijan Ismaili nga KM “Liria” është zgjedhur trajner më i suksesshëm. Ai fitoi vendin e parë në kampionatin europian për kadetë dhe vendin e pestë në europianin për senior.
Në mesin e dhjetë sportistëve më të suksesshëm në kategorinë e seniorëve (meshkuj dhe femra) u zgjodhën:
Sajra Morina nga klubi i karatesë “Keiks”. Ajo fitoi tre vende të para në turnet ndërkombëtarë WKF, një vend të parë në turneun ballkanik.
Drita Islami nga klubi i atletikës “Rabotnicki” i Shkupit.
Ajo zuri vendin e parë në 400 metra në kampionatin europian – liga 3.
Elmedin Sejfullahi nga KM “Liria”. Ai zuri vendin e katër në kampionatin europian për senior.
Disa mirënjohje i ka ndarë Avdyl Salihu, i cili ishte në komisionin për zgjedhjen e sportistëve më të mirë për vitin 2019.