Qyteti i Shkupit filloi me shpërndarjen e donacionit kinez, 2.000 maska për spitalin “8 Shtatori”

Qyteti i Shkupit sot filloi me shpërndarjen e mbi 50.000 maskave mbrojtëse të cilat i mori si donacion nga qyteti i binjakëzuar Nençang nga Kina. Kryetari i Shkupit, Petre Silegov e filloi shpërndarjen e maskave nga reparti infektiv i spitalit të qytetit “8 Shtatori”, të cilit i ndau 2.000 maska. Ai u falënderua për donacionin nga qyteti kinez, Republikës Popullore të Kinës dhe Qeverinë tonë e cila ka ndihmuar gjatë transportit të maskave mbrojtëse.

“Sot në mënyrë simbolike fillojmë me shpërndarjen e maskave mbrojtëse. Të punësuarve në repartin infektiv të spitalit të qytetit do t’iu japim 2.000 maska mbrojtëse. Një pjesë e maskave do të përfundojnë në institucionet shëndetësore të cilat gjenden në territorin e kryeqytetit. Kjo është koha në të cilën duhet të gjithë të kujdesemi për shëndetin e punonjësve shëndetësorë, që ata të mund të jenë në gjendje të ndihmojnë njerëzit në këtë pandemi e cila e kaploi të gjithë botën”, theksoi Shilegovi.

Ai porositi që 1 Maji t’i kushtohet punonjësve shëndetësorë dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Shkupit që të mbeten në shtëpi dhe t’i respektojnë masat, të durojnë edhe pak, sepse, siç tha, piku i epidemisë është kah fundi.

Mjekja Kalamaras Patricia, koordinatore e Kovid-19 në qendrën “8 Shtatori”, u falënderua për donacionin.

“Faleminderit për donacionin dhe këtë gjest fisnik, i cili kontribuon që personeli ynë gjithëpërfshirës të mbetet në gjendje të mirë shëndetësore, që të mundet edhe më tutje të kontribuojë në mjekimin e pacientëve”, theksoi mjekja Kalamaras.