Qyteti i Shkupit do të publikojë thirrje për subvencione për inverterë

Nga Qyteti i Shkupit gjatë javës së ardhshme do ta publikojnë thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e pajisjeve klimatike inverterë për ngrohje.

Që atje theksojnë se risi këtë vit është që qytetarit për të marrë subvencione për inverter duhet në mënyrë vullnetare dhe pa kompensim t’i dorëzojnë stufat me drurë, thëngjill, naftë apo mazut. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në neto shumë jo më të madhe se 62.000 denarë.

– Advertisement –

Që atje informojnë se në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë paraparë 322 milionë e 400 mijë denarë, të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut./MIA