Qytetari nga Çairi: Arben Taravari ma bëri rrogën 20 mijë denarë, BDI ma uli në 13 mijë (Foto)

Një qytetar i është drejtuar Arben Taravarit në rrjetet sociale duke i kërkuar ndihmë dhe duke i treguar për gjendjen e mjerueshme që janë shqiptarët kur në pushtet është BDl-ja.

“Doktor Taravari sa ishte Bashkimi Demokratik për Integrim unë rrogën 13000 den,kurse maqedonasit rrogën 20000 deri 25000,e din edhe vet kur ishe ministër erdha dhe të tregova dhe ma bëre rrogën 20000 den, por kur u largove dhe erdhi Bashkimi Demokratik për Integrim përsëri ma ulën rrogën në 13000 den.

Ju lutem të më ndihmoni, shkruan publikisht qytetari nga Çairi ne Facebook-un e Arben Taravarit.

Nga ana tjetër BDl-ja na tregon se si kujdeset për qytetarët! Me këtë pagë çfarë mund të sigurohet?!

A munden pushtetarët të jetojnë ose mbijetojnë me kështu pagash?