Qytetarët të cilët do të arrijnë në vendkalimet kufitare do të transportohen deri tek karantinat shtetërore çdo ditë në ora 10:00 dhe ora 20:00

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjell një urdhëresë përmes së cilës qytetarët tanë që do të arrijnë në vendkalimet kufitare do të transportohen deri tek karantinat shtetërore çdo ditë në ora 10:00 dhe ora 20:00. Apelohet deri tek qytetarët që e kanë me patjetër të udhëtojnë drejt vendit, t’i planifikojnë arritjet e tyre në vendkalimet kufitare pak para terminëve të lartpërmendura, me qëllim që të mos krijohet tollovi dhe pritje.