Qytetarët e Maqedonisë që ndodhen jashtë vendit nuk mund të regjistrohen për të votuar

Qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë pretendojnë se nuk mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ata thonë se uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk ua pranon numrin e sigurimeve shoqërore, i cili është i nevojshëm për regjistrim. Diaspora e bashkuar maqedonase ka marrë pretendime se arsyeja e bllokadës është se nuk kanë pasaportë me emrin e ri kushtetues, prandaj sistemi nuk i lejon të fillojnë procedurën.

DBM thotë se kanë pasur probleme edhe në zgjedhjet e kaluara. Regjistrimi përfundoi me sukses, por pa asnjë shpjegim ata nuk ishin në listën zgjedhore.

Regjistrimi për votim të shtetasve të Maqedonisë jashtë vendit zgjat deri më 18 mars. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, më shumë se 7000 emigrantë paraqitën kërkesë për të votuar.