Qytetarët e Manastirit protestojnë kundër dhunës policore

Qytetarët e Manastirit në këto momente janë duke protestar kundër dhunës nga ana e zyrtarëve policor.

Kjo protestë vjen, pasi disa ditë më parë një qytetar i Manastirit u rrah në mënyrë brutale nga disa zyrtarë policorë.

Ndryshe në preskonferencën e djeshmë Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se është ngritur padi penale ndaj njëri prej zyrtarëve policorë, ndërsa një zyrtarë tjetër policor është suspenduar.