Qytetarët e Beogradit flasin për deklaratën luftënxitëse të Vuçiqit për Kosovën: Sërish mund të na bombardojë NATO! (Video)

Ekipi i gazetës Lajm ka zhvilluar një anketë me qytetarët e kryeqytetit serb, Beogradit, lidhur me deklaratën e fundit luftënxitëse të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Kosova mund të bëhet si Nagorno Karabahu në Azerbejxhan.

Të gjithë Qytetarët që i anketuam në Beograd mendojnë se Kosova është pjesë e Serbisë, por asnjëri prej tyre nuk përkrahë  luftën, për shkak se Kosova ende e ka përkrahjen e NATO-s. Ja komentet e tyre:

“Shikoni, Kosova gjithmonë ka qenë e Serbisë dhe do të mbetet. Ajo që ai (Vuçiqi) nuk mund të bëjë asgjë është çështje tjetër. Për Kosovën vendosin të tjerët, e jo ai. Për Kosovën vendosin të tjetër, kurse Vuçiqi nuk ka autoritet në Evropë. Askush nuk mund të më bindë ndryshe. Nuk është në rregull që vendet tjera të vendosin për diçka që ia takuar Serbisë. E kam fjalë për vende tjera, siç është Amerika, e posaçërisht ata shqiptarët. Vuçiq nuk duhet të lejojë që vendet tjera të vendosin për Kosovën. Kjo është njësoj sikur unë të vendosë në shtëpinë tënde se gjysmën e shtëpisë mund ta përdorësh, e gjysmën tjetër jo. Sidoqoftë nuk duhet të ketë luftë, lufta nuk I sjell askujt asgjë. “

“ Nuk e di se, çka do të ndodhë. Ndoshta nuk do të ketë lutë klasike, ndoshta do të ketë presione, incidente, por luftë të vërtetë, siç ka qenë bombardimi, ose luftërat qytetare të viteve 90-ta, nuk besoj se do të ketë. Do të bëhej fëlliqtë për tërë Evropën. Nuk e di a do të kyçej aleati që ka qenë më herët I palës atje poshtë (Kosovës). Nëse kyçen ata do të ishte luftë shumë e rëndë për Serbinë, e kam fjalën për vendet e NATO-s që na kanë bombarduar. Sidoqoftë, mendoj se nuk është mirë të përdoret dhuna, as për Serbinë, e as për NATO-n sepse tani situata politike është ndryshe.”

” Për të gjithë ne do të ishte mirë që të zgjidhet ai problem, por me të vërtetë nuk e di si mund të zgjidhet. Vërtet nuk e di.”

“Kjo është çështje politike, unë jam vetëm qytetar I thjeshtë.  Taman puna ( të bëhet luftë), Vuçiqi është duke e zhvilluar mirë atë politikë, nuk ka asnjë problem, problem është tek pala tjetër. “

“Nuk do të ketë (luftë). Njerëzit kanë nevojë për paqe, për punë, mjaft kanë qenë luftërat. Njerëzit duhet të mbledhin mend. Pavarësi (për Kosovën) nuk mund të ketë, ai është territor i  Serbisë, ata kanë pasaporta serbe, jo kosovare. “/Gazeta Lajm