Qindra mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, autokrati shan në media ndërkombëtare: Protestuesve u them “F*ck you”!

Autokrati Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë javëve të fundit nga protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për Financial Times, Rama hodhi poshtë pretendimet se është “Kumbari” i Shqipërisë dhe sfidoi kritikët që të provojnë akuzat e tyre.

“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’ ‘(Shkoni q*huni’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, por atyre t’a provojnë se jam Kumbari”, deklaroi ai.

Protestat e javëve të fundit janë nxitur nga kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në zonën e ishullit të Sazanit dhe pranë lagunës së Nartës, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e asaj që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik në favor të investitorëve të mëdhenj, shkruan e përditshmja britanike.

Autokrati mbrojti investimin e Kushnerit, duke këmbëngulur se nuk ekziston asnjë lidhje mes projektit dhe hetimeve të fundit për pastrim parash e trafik ndërkombëtar droge që kanë çuar në lëshimin e urdhër-arresteve ndaj disa biznesmenëve.