Qeveria shfuqizoi vendime të marra nga Çulevi për sistemim të vendeve të punës

Qeveria në seancën e mbrëmshme mori vendim për shfuqizim të vendimeve për sistemime në vende të punës, të marra nga ministri i brendshëm Naqe Çulev.

Me vendimet, siç njofton pres-shërbimi qeveritar, Petar Gjorgjievski është caktuar në postin e shefit të Sektorit për disenjimin e programeve mësimore, Qendra e trajnimit, Njësit organizativ për nevojat e MPB-së, Xhelal Topaloski sistemohet në vendin e punës këshilltar i policisë për SPB në Njësitin për planifikim strategjik të standardeve dhe kontroll të cilësisë Zoran Durovski sistemohet në vendin e punës shef i Sektorit për polici, SPB Manastir, Goran Mitev sistemohet në vendin e punës shef i sektorit për kriptombrojtje, Departamenti i sigurisë së informacionit, Sektori për marrëdhënie me publikun dhe çështjet strategjike, Njësitë organizative pranë Ministrinë së Brendshme, ndërsa Vladimir Vellkovski është caktuar në vendin e punës këshilltar i pavarur për bashkëpunim ndërkombëtar në Kabinetin e ministrit.