Qeveria paralajmëron “luftë” kundër ndotjes së ajrit (VIDEO)

Ekologjia është një nga prioritetet e Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi luftë pa kompromis kundër ndotjes së ajrit. Në programin qeveritar thuhet se të gjitha institucionet do të ngrohen në mënyrë ekologjike si dhe do të instalohen fotovoltaikë. Tramvaji paralajmërohet sërish si dhe stacionet matëse. Emetimet e gazrave do të maten gjatë regjistrimit të automjeteve kurse Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të punojë gjatë gjithë kohës dhe do të shkruajë gjoba më të ashpra për ndotësit. Deri në vitin 2024, përdorimi i qeseve plastike me të cilat blejmë do të ndalohet. Në pjesën e programit ekologjik thuhet se përqindja e zonave të mbrojtura do të rritet. Mali i Sharrit do të zhvillohet si park nacional./Alsat