Qeveria miratoi ligjin për përmbajtjet “diskriminuese” në librat shkollor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot e ka vërtetuar përmbajtjen propozim-ligjit për librat shkollorë, me të cilat siç sqarojnë, presin të sigurohet transparencë gjatë prokurimit të tyre dhe të vendosen mekanizma kontrolli për përmbajtjen “diskriminuese të tyre”.

“Sigurohet transparencë në procedurën për prokurim të librave, vendoset mekanizëm kontrolli për përmbajtjen me qëllim të parandalimit të hyrjes së përmbajtjeve diskriminuese. Sigurohet digjitalizim dhe qasje e librave për personat me shikim të dëmtuar”, thuhet mes të tjerat në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.