Qeveria miratoi furnizim të vaksinave kundër Covid-19

Qeveria në mbledhjen e djeshme i shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të hapura dhe për ndalesë për grupim nëpër shtëpi gjatë festave familjare dhe mbi katër personave në ambiente të hapura pas orës 22:00, me ç’rast konkludoi se për zbatimin e tyre do të jenë të domosdoshme ndryshime në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, dhe njëherit miratoi furnizim të vaksinave për Covid-19.

Krahas kësaj, Qeveria kërkoi nga Byroja për furnizime publike të propozojë mënyrë më adekuate për furnizim të vaksinave të sigurta dhe efektive kundër koronavirusit, të konfirmuara dhe të rregulluara nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe e autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ta nënshkruajë Marrëveshjen për obligime të ndërmarra për furnizim të vaksinave për Covid-19 përmes KOVAKS dhe në koordinim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë t’i sigurojnë mjetet e nevojshme financiare.