Qeveria izolon Klinën dhe Vitinë

Mbyllja e kufijve tokësorë që hyjnë në Kosovë, nuk vlen për qytetarët kosovar dhe nga 16 mars pezullim i përkohshëm i të gjitha linjave më aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale. Mbyllja e kafeterive, bareve, restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve, dhe automjeteve. Mbyllja e qendrave tregtare, pa përfshirë farmacitë dhe dyqanet ushqimore, dhe pezullimi i gjitha aktiviteteve kulturore e sportive në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur që mallrat nuk ndalohen.

Izolimi i këtyre dy qyteteve vjen si pasojë e dy të infektuarve të parë me koronavirus që vijnë nga këto dy qytete.

Bëhet fjalë për 20 vjeçaren italiane që po ushtronte punë në qytetin e Klinës dhe 77 vjeçarin nga Vitia i cili kishte ardhë në Kosovë nga Italia më 5 mars.