Ka rezultuar negativ ndaj Koronavirusit pasagjeri i ardhur nga Gjermania

Pasagjeri që mbërriti sot me aeroplan nga Gjermania në Aeroportin e Shkupit ku dhe më pas është testuar për dyshime me koronavirus, ka rezultuar negativ. Pasagjerët e tjerë që ishin me të njëjtin fluturim të ndaluar në izolim në aeroportin e Shkupit u lanë të lirë në shtëpi me rekomandime për respektimin e detyrueshëm të masave dhe rekomandimeve që vlejnë për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë për Koronavirus.