Paniku nga pandemia, Geti: Shqiptarët në këso rastesh shndërrohen në eksperta

E gjithë bota është kapluar nga paniku i shpërthimit të koronavirusit në shumë shtete, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën.

Meqenëse të gjithë qytetarët kanë marra masat e duhura dhe po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, nuk kanë munguar fotografitë e shumta të tyre.

Shumë prej tyre shfaqen me maska në fytyrë dhe japin këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi.

Reperi Getoar Selimi, pas gjithë atyre imazheve që kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale tha se shqiptarët në këto raste po shndërrohen eksperta dhe se fotot me maskë janë në modë.

“M’KNAQIN SHQIPTART KUR KEMI QESI RASTE KREJT SHENDRONHEN NE EKSPERTA. PER MOMENTIN O ‘IN’ FOTO ME MASK”, janë fjalët e Getit.