Qeveria italiane pro hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Qeveria italiane është në favor të hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, ka deklaruar këtë mëngjes kryeministri italian Mario Draghi në komunikimin e tij në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, mbi samitin e 23 e 24 qershorit në Bruksel.

“Në këtë samit, tha Draghi, do të diskutohet mbi prezantimin që presidenti francez Macron do të bëj ndaj impenjimit për një Komunitet Poolitik Europian. Ashtu sic ka sqaruar dhe më parë Presidenti Francez ky projekt politik, nuk do të jetë një kanal zëvendësues për statusin e vendit kandidat në BE.”

“KY samit, u shpreh kreu i ekzekutivit italian, përfaqëson një mundësi të mirë për të nisur e vështura mbi të ardhmen e shpejtë të Bashkimi Europian, kufijtë e tij, sigurinë, e zhvilimin e tij ekonomik”, deklaroi kryeministri Draghi.