Qeveria i dha leje Postës për nisjen e bisedimeve për bashkëpunim me një bankë tjetër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e dytë e miratoi pëlqimin që ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut” të fillojë bisedimet për bashkëpunim me një bankë tjetër, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”.

“Qeveria e RMV-së i dha pëlqim SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, për fillimin e procedurave për bisedime me qëllim lidhjen e Marreveshjes së re për bashkëpunim me ndonjë bankë nga terrotiroti I RMV-së, përmes së cilës do të kryen shërbime të qarkullimit të pagesave”, njoftojnë nga Qeveria.