Qeveria e RMV-së: Do të gjejmë zgjidhje me sindikatat, do të ketë harmonizim të pagave

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vazhduar dialogu ndërmjet sindikatave dhe përfaqësuesve të Qeverisë për harmonizimin e pagave në sektorin publik me pagën minimale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e sindikatave takuan zv. kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe zv. ministrin e Financave, Filip Nikoloski.

Në fillim të takimit, zv. kryeministri Bytyqi theksoi se dialogu nuk është ndërprerë në asnjë mënyrë. Në periudhën e fundit negociatat u zhvilluan pasi sindikatat dhe ministritë kompetente dhe Qeveria mbeten të mendimit se harmonizimi i pagave duhet dhe do të ketë, por në atë proces nuk duhet harruar gjendjen aktuale, solidaritetin dhe sigurisht efektiviteti i administratës publike.

Në takim u njoftua se do të formohen grupe pune për të punuar në përcaktimin e modelit të pagave që do të sigurojë rritje afatgjatë të pagave dhe një metodologji që do të monitorojë produktivitetin e punonjësve.

Pas takimit, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski informoi se mbledhja nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe paralajmëroi se nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme.