Qeveria e “Dimitar Pashës” sikurse Hamami “Daut Pashës”

Shkruan: Abedin Ismaili

Sqarim qysh në fillim për eliminim të secilit keqkuptim: fjala “hamam” do të thotë “banjë publike” që kryesisht janë kulturë e trashëguar nga Perandoria Osmane, prandaj ndryshe njihen edhe si banjë turke, të cilat janë shfrytëzuar për pastrim.

Hamami “Daut Pashës” është monument historik që ndodhet në qendër të Shkupit, jo shumë larg Qeverisës së “Dimitar Pashës”, prandaj ata që dëbohen prej Qeverisë është mirë të futen në hamam sepse edhe ashtu janë “zhveshur” nga pozitat.

Situata aktuale politike në vendin tonë të çon të mendosh edhe gjëra që si ke menduar më parë, bie fjala për këtë që objekti i Qeverisë sa shumë ngjanë me objektet e hamameve në të cilat njerëzit atë kohë kanë hyrë e kanë dalë sa herë kanë pasur nevojë për pastrim. Por, që në Qeverinë aktuale partitë politike “opozitare” po hynë e po dalin me të njëjtin ritëm sikurse të jetë hamam pastrimi.

Megjithatë, dilema qëndron te fakti që këto hyrjet në Qeveri po i bëjnë për pastrim apo pasurim? Në hamame ka pasur ujë e avull prandaj njerëzit janë pastruar, në Qeveri çfarë ka mund të na tregojnë ato që janë brenda. Por, nuk është se edhe ne prej jashtë nuk e dimë, jo se shohim përtej mureve, por i shohim këto që dalin prej atyre mureve brenda të cilave hynë “lakuriq” e dalin “me bishta të dhelprës përreth qafës”.

Por, sidoqoftë këto parti politike që po hynë e dalin në Qeveri pa u ftohur karriget, edhe nëse shkojnë në hamam nuk pastrohen lehtë sepse po gabojnë rëndë, duke defaktorizuar dhe nënvlerësuar votën e qytetarit të dëshpëruar. Qytetarët që kanë qenë të pakënaqur nga kjo përbërje qeveritare kanë votuar këto partitë “opozitare” e këto të njëjtat mezi kishin pritur mundësinë për të kaçë kulaçin qeveritar, kjo tregon se shumë të uritur kishin qenë. Nuk u bëhet vonë edhe nëse veprojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit, populli i lë në opozitë këta tentojnë të marrin “më shumë pozita se sa vota që kanë”.

Nga ana tjetër, arsyetimet se hyrjet në Qeveri po bëhen për nder të integrimit evropian janë më shumë se të gërditshme, të bajatshme e të tepërta, kjo tregon se sa të ulët e shohin vetëdijen e qytetarit. Fundja sikurse ju ngjashëm edhe ne e dimë “takatin” tuaj se sa mund ta ndihmoni ju vendin për integrim në BE, e ajo ndihmesë gjithsesi se mund të jepej edhe pa qenë pjesë e pushtetit.
Kam frikë se qytetarëve kanë me ia gërdit edhe Bashkimin Evropian këto “kozmopolitët opozitar” që edhe verës kur shkojnë në pushime shkojnë vetëm për ta ndihmuar integrimin e vendit drejt BE-së, madje me foto nga plazha me mbishkrime se “dielli për Shqiptarët lind në Perëndim”.
Në hamam qytetarët nuk qëndronin gjatë nga avulli, ndërkaq nga Qeveria pa i zhveshur nga pozitat nuk dalin dot, madje disa mendohen edhe të zhveshur se a duhet të dalin apo ende të qëndrojnë. Në fakt, “zhveshja” Alternatives mirë që ndodhi nga “Dimitar Pasha”, pasi pozitat që merren pa meritë e në mënyrë jo legjitime natën i ke por në mëngjes mund të mos i kesh. Kovaçevski t’i jep, Dimitari t’i merr, kështu luhet me ata të cilët luajnë me vetën.
Mos të harrojmë, partitë që dëbohen nga Qeveria nuk duhet të lejohen të vetëquhen “parti opozitare”, pasi më shumë ju shkon përshtati “parti qyqare”.