Qeveria do t’ia paguajë Fondit të Sigurimeve Shëndetësoreparatë për testet e blera

Qeveria e Maqedonisë së Veriun ka siguruar 50.000 teste PCR falas për turistët e huaj që dëshirojnë të vijnë këtu. Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi kanë sqaruar se masa do të zbatohet nga Instituti i Shëndetit Publik me laboratorët e tij të akredituar dhe se qeveria do t’ia paguajë paratë e nevojshme për testet e blera Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

KABINETI I ZV KRYEMINISTRIT FATMIR BYTYQIT

“Ne presim që numri i turistëve të huaj këtë vit të jetë rreth 50.000, por kur numri përfundimisht të arrijë në 40.000, ne, sipas dinamikës, do të shqyrtojmë nëse do të jetë e nevojshme të blihen teste shtesë, në mënyrë që vizitorët e huaj para se të largohen nga shtëpia mundem falas të testohen në Maqedoni dhe kur të kthehen ta tregojnë atë në vendin e tyre pa ndonjë kosto”.

Ndërsa, Ana Marija Aleksova nga Oda e Turizmit dhe Ushqimit beson se promovimi i kësaj mase duhet të koordinohet mirë në mënyrë që të zbatohet në mënyrë efektive dhe të japë efektin e saj.

Mali i Zi veçmë ka nisur me testet PCR falas për turistët. Nga 13 maji, testet PCR janë falas në Malin e Zi për të gjithë turistët e huaj që kanë nevojë për provën për t’u kthyer në vendin e tyre. Po ashtu trajtimi në spitalet malazeze është falas për këdo që sëmurët në këtë vend gjatë pushimeve të tij verore. Këto masa janë pjesë e protokollit shëndetësor të qeverisë malazeze me rastin e sezonit të ardhshëm turistik. Për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike në Malin e Zi, masat për të parandaluar përhapjen e epidemisë janë liberalizuar në të gjithë vendin dhe janë hequr ndalimet për ndalimin e qarkullimit dhe trafikun ndërqytetas.

Ndërkaq, Shqipëria i pret turistët pa kushte, pa teste PCR dhe pa vaksina. /SHENJA/