“Jemi krenarë me Shkëndijën, por politika e zbehu titullin” (Video)

Titulli i katërt i Shkendijes në kampionatin e Maqedonise së Veriut ka gezuar pa masë tetovarët dhe gjithe shqiptarët. Mirëpo futbolldashësit në qytetin e dy universiteteve thonë se titullin e ka zbehur prezenca e politikanëve në këtë moment historik, shkruan gazeta LAJM.

Ambientet e stadiumit ne Tetovë nuk të lene aspak përshtypje se është stadium i një klubi kampion. Kjo është arsyeja pse futbolldashësit tetovarë vleresojne se politika nuk ka dhene kontribut me të cilin do të meritonim të jenë pjesë e festimit të sukseseve të klubit të tyre të zemres.

Ka edhe qytetare të cilet nuk duan të komentojnë perzierjen e politikës në sport. Ata thonë se suksesi i Shkendijes duhet ti gezoje gjithë tetovarët dhe shqiptarët.

Me fitoren e titullit të katert të kampionit të Maqedonisë, Shkendija vecme eshte radhitur në mesin e klubeve me të mëdha në historinë e liges së parë vendore. Deshira dhe kerkesa e tifozeve të Shkendijes tani është që klubi i tyre të marë perforcime të nevojshme qe edhe në skenen nderkombetare të arrije suksese konform atyre në kampionatin vendor./Gazeta LAJM