Qeveria anulon sërish vendimet e Naqe Çulevit

Qeveria anuloi sërish një sërë vendimesh të Ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev. Bëhet fjalë për 3 vendime dhe 2 urdhra që Çulev i ka dhënë gjatë këtij muaji. Nga qeveria nuk zbardhin arsyet për anulimin e vendimeve. Kjo nuk është hera e parë që qeveria anulon vendimet e ministrit teknik të brendshëm. Pak kohë më parë ekzekutivi anuloi 89 vendime që kishin të bëjnë me emërime në sektorë të ndryshëm të MPB-së.