Qeveria aktuale mbetet, mocioni i mosbesimit nuk kaloi

Qeveria aktuale mbetet, pëcjell TV21. Në mesnatë në Kuvend nuk kaloi nisma nga ana e opozitës për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë. Seancën e mbylli kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, me arsyetimin se për shkak se nuk ka kuorum, nuk është hapur rendi i ditës dhe se nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Për shkak asaj se rendi i ditës nuk është hapur, nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit të Qeverisë. Konstatojmë se ndaj Qeverisë nuk është votuar mosbesim dhe në bazë të kësaj Qeveria vazhdon me përbërjen e plotë dhe detyrat që ka. Mbledhja për votëbesimin e Qeverisë ka përfunduar, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke e mbyllur mbledhjen.

Ndryshe, më herët deputetë veçmë kishin lëshuar me Kuvendin, pasi që deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në Kuvend. Ai nëpërmjet Facebook-ut ka sqaroi se pse ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancën.

“Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror”, shkroi mes tjerash Rexhepi.

Qeveria aktuale mbetet, ndërsa për seancë të ardhshme ku duhet të shqyrtohet mosbesimi i Qeverisë duhet të kalojnë 90 ditë.