Qetësi në kampin e Real Madridit

Carlo Ancelotti merr një tjetër lajm të shkëlqyer pas dy fitoreve në limite ndaj Interit dhe Valencias, pasi është rikthyer nga dëmtimi mesfushori gjerman Toni Kross.

Ai nuk do të jetë në listë për ndeshjen e radhës, por puna qe ka bërë gjermani ka filluar të japë frytet dhe kthimi i tij në fushë po afrohet gjithnjë e më shumë.Pa vendosur afate dhe pa stres falë momentit të mirë të ekipit, mesfushori po fillon të shohë dritë në fund të tunelit.

Objektivi është që ai të jetë gati pas pushimit të radhës, por gjithçka do varet nga gjendja e tij në stërvitje me ekipin.

Kroos vjen nga një dëmtim i gjatë dhe ende nuk e ka bërë debutimin me Los Blancos në këtë edicion futbollistik.