Qentë endacak “pushtojnë” Tetovën

“Qentë endacakë javën e fundit janë shtuar tejmase në qytetin e Tetovës. Raste të këtilla nëpër trotuaret tona ka shumë. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël që herët në mëngjes duhet të frekuentojnë shkollat. Banorët e Tetovës thonë se shpesh ndodh që të sulmohen nga qentë endacakë”.

“Qen ka shumë. Ka ndodhur vet e kam pa një grua duke e sulmuar mu aty. Mezi e kam shpëtuar, më shumë se 15 ishin. Po të jesh natën jasht ose fëmijët po nuk patën njerëz rrezikojnë”.

“Na pengon tepër shumë kjo situatw, sidomos edhe rruga nuk është si duhet deri sa të arrijmë tek shkolla, patjetër duhet bë diçka. Në mëngjes sidomos kur e dërgoj vajzën në shkollë ka shumë, mblidhen këtu afër koshave për plehra”.