Një qendër tregtare në Tajlandë ka zëvendësuar butonat e ashensorit me pedale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si dhe të ndihmojë në rivendosjen e normalitetit dhe t’i bëjë blerësit të shpenzojnë përsëri.
Njerëzit në Sheshin Seacon të Bangkok u befasuan dhe hutuan këtë javë kur para ashensorit gjetën pedale të cilat shtypeshin me këmbë për të hapur ashensorin dhe për të shtypur në cilin kat do shkojnë.
Ata e mirëpritën këtë ndryshim të ri, ku nuk është fare e nevojshme të përdorin duart dhe e kanë quajtur si një veprim i zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm.
“Ata kanë bërë një punë të mirë, ndihem shumë më e sigurt tani. Tani që ne mund të përdorim këmbën për të shtypur ashensorin, është me të vërtetë e shkëlqyeshme”, është shprehur një kliente e quajtur Watcharaporn.
Tajlanda hapi qendra dhe dyqane të dielën për herë të parë që nga muaji Mars. Ajo ka konfirmuar rreth 3.034 raste dhe 56 vdekje.