Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndau ushqim në Jemen

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndau rreth 2 mijë pako ushqimore për familjet nevojtare në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden, si dhe në provincën jugore Hadhramaut.

Mustafa Aydın, kreu i delegacionit të Kızılay tha se janë shpërndarë gjithsej 1.937 pako ushqimore, duke përfshirë 1.500 në Aden dhe 437 në provincën Hadhramaut.

Aydın më herët njoftoi se do të shpërndajnë 5 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë dhe refugjatët në Jemen.

Organizata humanitare më 29 prill nisi një fushatë për t’u ofruar ndihmë familjeve në nevojë Jemen.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke është organizata më e madhe humanitare në Turqi, me një rrjet ndërkombëtar përmes së cilit u ofron ndihmë kombeve të tjera në nevojë.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që kishte për synim të parandalojë shtrirjen territoriale të Huthive.

Sipas OKB-së, që atëherë dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria./AA