Qasja e relaksuar e Suedisë ndaj koronavirusit mund të përfundojë keq

Kur Kloi Fu (24), doli për vrap të hënën në mbrëmje, rrugët e Stokholmit ishin plot me njerëz që pinin në restorante dhe shijonin ditën e parë me diell pas një dimri të gjatë.

“Kur shëtit përreth, ka një mungesë të plotë të panikut,” tha Fu, e cila u transferua në Suedi nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

“Rrugët janë po aq të frekuentuara sa edhe pranvera e kaluar,” shtoi Fu.

EPA-EFE/HNERIK MONTGOMERY SWEDEN OUT

Andres Tegnel, shefi epidemiolog i Suedisë i cili është duke ndjekur përgjigjen e qeverisë ndaj Kovid-19, tha se qeveria duhet të lejojë që virusi të përhapet ngadalë nëpër popullatë, pasi qasja fillestare e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo Hollandeze përpara se të dy vendet të ndryshonin strategjinë e tyre tregoi se një qasje e tillë mund të rëndojë sistemin e kujdesit shëndetësor. Më 5 prill, Tegnel për televizioninsuedez deklaroi se koronavirusi mund të ndalet nga imuniteti kolektiv ose nga një kombinim i imunitetit dhe vaksinës. (Vaksina Kovid-19 ka të ngjarë të jetë në dispozicion për rreth 14 muaj)

Shumë ekspertë nga Suedia kanë theksuar se strategjia aktuale është e rrezikshme.

“Imuniteti kolektiv nuk ka kuptim sepse ne nuk e dimë nëse dikush do të bëhet imun,” tha Nele Brucelaers, pedagoge në Klinikën e Epidemiologjisë. Ajo shtoi: “Ky virus mund të vrasë këdo”.

Në fund të marsit, 2,300 mjekë, shkencëtarë dhe akademikë nënshkruan një letër të hapur për qeverinë suedeze, duke kërkuar masa të rrepta.

“Ne mendojmë se nuk ka asnjë provë shkencore për strategjinë e tyre,” tha Sesilia Soderberg-Naukler, një eksperte në patogjenezën mikrobike që nënshkroi letrën.Ajo shtoi se qeveria nuk dëshironte të ndante informacione me shkencëtarët, gjë që bëri që ajo të besonte se strategjia e qeverisë nuk bazohej në prova.

Karina King, epidemiologe për sëmundjet infektive, pajtohet që mungesa e transparencës së qeverisë e bën me të vërtetë të vështirë të japin konsiderata të duhura shkencore në lidhje me qasjen e tyre, sepse ata nuk e kanë bërë publike shkencën e tyre.Ajo shtoi se qeveria suedeze nuk ka bërë përpjekje konkrete për të testuar, monitoruar kontakte dhe për vendosjen e karantinës, të tilla si Koreja e Jugut, që është një protokoll standard për të ndaluar përhapjen e shpërthimit.

Sidoqoftë, King vuri në dukje se Suedia mund të jetë një rast i rrallë kur karantina në nivel kombëtar nuk është e nevojshme. “Suedia është unike,” tha ajo. “Nuk ka shumë familje ndërvepruese. Është një vend që mund të ketë një qasje të ndryshme.”

EPA-EFE/JONAS EKSTROMER SWEDEN OUT

Edhe pse distanca ndërnjerëzore respektohet në kulturën suedeze dhe 40 përqind e familjeve nuk kanë fëmijë, ekspertët thonë se Kovid-19 mund të përhapet me shpejtësi edhe në kushte të tilla.Suedia renditet e dyta në numrin më të ulët të shtretërve të kujdesit intensiv, pas Portugalisë, me vetëm pesë shtretër për 100,000 banorë.Sistemi i kujdesit shëndetësor ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të merret me një shpërthim më serioz të koronavirusit.

EPA-EFE/JONAS EKSTROMER SWEDEN OUT

Për momentin, ekspertët thonë se qeveria suedeze nuk po ndjek udhëzimet e OBSH-së, të cilat këshillojnë vendet me koronavirus të gjejnë kontakte dhe të ndërmarrin masa të rrepta të izolimit.”Jam e befasuar dhe e irrituar që ata ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim ose nuk kanë dëgjuar këshillat e organizatave të tilla si OBSH,” tha Brucelaers.”Ata nuk respektojnë asnjë parashikim të bërë nga ekspertë të fushës, madje as nuk mbrohen.”

Mjeku kryesor në një spital të madh në Suedi tha se qasja aktuale ka të ngjarë të përfundojë në një masakër historike.Ai vuri në dukje se punonjësit e shëndetit në spitalin e tij, të cilët ishin pozitivë për virusin, por ishin asimptomatikë, u këshilluan që të vazhdojnë punën.Ai bëri thirrje për anonimitet sepse duhej të ankohej për pandeminë ose të kundërshtonte vizionin zyrtar, por tha se ndjeu nevojën për të folur nga pikëpamja etike dhe mjekësore.

Soderberg-Nakouler vuri në dukje se ishte tepër vonë për të parandaluar kaosin në Stokholm, por masat parandaluese të karantinës mund të zbatoheshin në pjesë të tjera të vendit.

“Nëse ata kanë të drejtë dhe ne kemi gabuar, unë do të hap një shishe shampanjë,” tha Soderberg-Naukler. Ajo vëren se, bazuar në modelimin që ka parë, sistemi i kujdesit shëndetësor të Suedisë do të dështojë nëse nuk merren masa më të rrepta menjëherë. “Por unë nuk do të heq dorë nga lufta derisa qeveria të tregojë prova të strategjisë së tyre.”

Ndërsa ekspertët po merren me qasjen e qeverisë, shumë suedeze duket se e mbështesin atë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se qytetarët besojnë në shëndetin publik, me 48 përqind të popullatës thonë se kanë besim të lartë ose të ulët në institucione.”Është diçka e rrallë që shoqëria suedeze të mos pajtohet publikisht me qeverinë,” tha Fu.“Pavarësisht se njerëzit janë të shqetësuar se do të humbasin të dashurit, ata gjithashtu mendojnë se qeveria po bën gjënë e duhur”.

 EPA-EFE/Anders Wiklund SWEDEN OUT

Suedezët gjithashtu kanë besim mbi mesatar tek politikanët e tyre, të cilët nga ana tjetër u besojnë qytetarëve që të ndjekin këshillat e tyre.

“Në Suedi, qasja ka qenë gjithmonë që qeveria të bëjë propozime dhe të lejojë publikun të vendosë,” tha Johan Erik Lallerstet, regjisor 23-vjeçar që jeton në Stokholm. “Pavarësisht nga udhëzimet që qeveria mund të japë, këto janë vetëm propozime. Asgjë nuk është e detyruar”.

Por Soderberg-Naukler beson se epidemia mund t’i jepte fund një historie të gjatë të besimit të publikut në qeveri. “Nëse e vendosni jetën e njerëzve në rrezik në një shoqëri demokratike dhe nuk i ndihmoni ata, si do t’i besojë shoqëria politikanëve?”,tha ajo. “Unë nuk dua të jetoj në një shoqëri që trajton njerëzit në këtë mënyrë”.