Pyetet vazhdimisht për Kiarën, Luizi u përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të komentohen në media lidhur me marrëdhënien e tyre.

Ka disa ditë prej kur vazhdojnë të komentohen nëse dyshja po vazhdojnë ende lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Atyre së fundmi iu desh të ndahen për një kohë, pasi moderatorja udhëtoi për në Turqi për të realizuar emisionin e ri, kurse artisti shkodran u nis për në Amerikë për shkak të disa koncerteve.

Luizi e ka bërë një bisedë përmes “live-t” në ‘Instagram’, ku u tha atyre ta pyesin ndonjëherë se si është meqë vazhdimisht pyesin vetëm për Kiarën.

Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet për ndarje duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj prezantueses.

“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”, u shpreh Luizi./Lajmi.net/