Pyetet për ndarjen nga Ledri Vula, Sara nervozohet dhe reagon ashpër

Sara Hoxha është pyetur së fundmi në lidhje me situatën e saj me reperin Ledri Vula.

Ajo u vë në siklet dhe po ashtu u shpreh e revoltuar nga pyetja që ia bëri gazetari Ronaldo Sharka.

“Kur do të dilni me një reagim publik ju dhe Ledri për situatën tuaj?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kur të mendojmë që jemi gati, paçim dhe dhijoje filmin”, tha fillimisht ajo.

Fituesja e “Dancing with the Stars” vazhdoi: “Prandaj u eliminove ti, nuk duhet t’i japësh gojës kaq shumë.Mos bëj pyetje të sikletshme”.

Ronaldo vazhdoi të ngacmonte sërish duke i thënë se cila do të jetë përgjigja.

“Çfarë të duam ne që ju të dini”, theksoi mes tjerash bukuroshja e njohur.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta vazhdoi përplasjen me Ronaldon, teksa i tha ‘i poshtër’ pasi ishin marrë vesh që të mos flisnin për këtë.

Sara dhe Ledri thuhet se janë ndarë, por që akoma nuk është konfirmuar nga ana e tyre. /Telegrafi/