Pyetet nëse është shtatzënë, kjo është përgjigjja e Sara Berishës

Sarah Berisha dhe Dj Pm u krijuan çift brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë.

Tashmë kur ka kaluar një vit prej lidhjes tyre, ka edhe shumë pyetje për të ardhmen e tyre, shkruan lajmi.net.

Kur bëhet fjalë për të, një nga gjërat që lexojmë më së shpeshti në media, është për një shtatzëni të mundshme të blogeres.

Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e ‘Instagramit’, dhe një nga pyetjet që iu dërgua Sarës kishte të bënte pikërisht me shtatzëninë.

“A është e vërtetë që je shtatzënë,” pyeti një nga ndjekësit dhe Sarah u përgjigjj kështu: “Me sa di unë jo”./Lajmi.net/