“Po du me nejt”, Ledri Vula publikon videoklipin e këngës

Ledri Vula ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Po du me nejt”, titullohet projekti i tij, që është pjesë e albumit të tij të tij të ri “1 Goat për ty”, shkruan lajmi.net.

Klipi i punuar nga Supercut Studio tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Ndërkohë në mbishkrimin e njoftimit të publikimit të videoklipit, Ledri zbuloi për fansat se një tjetër album i ri nga ai do të realizohet shumë shpejt.

“Projekti i fundit i albumit sapo doli edhe në YouTube, shihemi së shpejti me albumin tjetër”, ka shkruar Ledri.

Ndërkohë, theksojmë që reperi ishte një prej artistëve më të kërkuar në mbrëmje muzikore edhe përgjatë verës së 2023.