Putini thotë se Rusia e mbështet Harrisin në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar se dëshiron që një kandidat i caktuar të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në ShBA.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor, ai tha se Kamala Harris është kandidatja të cilën e mbështet Rusia, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Putini është shprehur se qeshura e saj “ngjitëse” ishte një nga arsyet për ta zgjedhur atë në vend të Donald Trumpit.

“Ajo qesh në mënyrë ekspresive dhe ngjitëse sa do të thotë se gjithçka është në rregull me të”, tha Putin me një buzëqeshje, duke shtuar se ndoshta kjo do të thoshte se ajo do të përmbahej nga sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë.