Putin: U detyrova ta pushtoj Ukrainën

Vladimir Putin i është kthyer propagandës duke fajësuar Ukrainën për pushtimin e Rusisë.

Pavarësisht aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes së forcave separatiste pro-ruse në Donetsk, Putini e cilësoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si detyrim.

“Lufta në Ukrainë filloi nga regjimi ukrainas me mbështetjen e sponsorëve të tyre perëndimorë në vitin 2014. Bombardimet filluan atëherë në Donbas – kjo është luftë. Unë u detyrova të përdor forcat e armatosura në përgjigje të kërkesës së Donjeckut për të ndaluar këtë operacion të armatosur”, ka thënë Putini, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Putin shtoi se vendet perëndimore vazhdojnë me “përpjekjet e tyre maksimale për të siguruar që Rusia të ketë një humbje taktike në fushë”.

Ai pretendon se Ukraina nuk ka parë ndonjë sukses në fushën e betejës dhe ai nuk ka “nuk ka dyshim” se ende më shumë pajisje ushtarake perëndimore do të shkatërrohen në vend.